Avokati Spartak Ngjela ka treguar mbrëmjen e sotme një takim që ka zhvilluar me Presidentin Ilir Meta disa vite më parë, atëherë kur ky i fundit ishte zv.kryeministër.
Ai u shpreh se e gjeti Metën në zyrë me kostum turk 10 mijë lekësh dhe me sandale, ndaj i erdhi shumë keq, por shtoi se tani Presidenti ka prona që nuk i kanë as sheikët.
“Mendimi im është ky që pasi të ikë manteli i çelikut që i ka dhënë Presidenca i fillon procesi për pronat, 100%. Ka prona që nuk i kanë as sheikët. I kam vajtur në zyrë kur qe zv.kryeministër, e gjeta me një kostum turk dhjetë mijë lekësh dhe me sandale, më erdhi keq. Thashë kështu i mban zv.kryeministri. Kaloi në stratosferë. Më shumë është turp për shoqërinë. Offshore u kanë gjetur para të mëdha këtyre. Nuk është vetëm ai, janë shumë”, tha Ngjela.
Ai tha se në Shqipëri do të zbatohet plani i Kroacisë, ku u arrestuan mbi 1 mijë persona për korrupsion.
Kemi rastin e Kroacisë dhe e di shumë mirë. Kam parë se kemi ecur njësoj si ata dhe këtu është thelluar. 1 mijë të arrestuar në Kroaci për korrupsion me gjithë kryeministrin. Dimë që reforma e Kroacisë u implementua në Shqipëri. Atje janë 1 mijë, por këtu korrupsioni është më banal. Problemi qëndron, këtu e ka marrë në dorë Uashington. Pse e ka ndërtuar prokurorinë dhe gjykatën e posaçme për dafina” deklaroi avokati.