Prapaskena

“Kam armë sa një depo ushtarake” zbardhen përgjimet e Elvis Demçes, kishte plan të vriste 2 prokurorë

Publikuar: 18/02/2022

Shqiptari Elvis Demçe po ëndërronte gjëra të mëdha, i arrestuar 18 janarin e kaluar për lëvizje kriminale mafioze. Aq i madh ishte plani i tij sa qëllimi i tij nuk ishte vetëm të rrëzonte ‘ndraghetistin’ por edhe të vriste dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Dhe më pas ishte projekti për një arsenal: “Një depo ushtarake”, siç shpjegoi vetë ai në një përgjim me një nga bashkëpunëtorët e tij.

“Një depo ushtarake “, siç shpjegoi vetë shefi në një përgjim me një nga ‘punëtorët’ e tij.

“Pres të më sjellin një çantë plot nga Kalabria, e di që kam blerë 20 mijë euro armë përveç këtyre që kam tashmë, të them se kam më shumë armë se sa një depo ushtarake,”- thuhet në një tjetër mesazh.

“Një AK47; një Uzi M12 Scorpion; një pistoletë Glok17, një Beretta 9×21; armë të shkurtra të kalibrit 38; pistoletë parabelum 9×21; 3-4 granata dore,”– vijon Demçe në bisedë.



Më të lexuarat