Prapaskena

32-vjeçari zbulon mashtrimin e Rudina Magjistarit: Më tha të bëja sikur punoja zhigolo në Greqi dhe nuk i thosha gruas

Publikuar: 18/02/2022

Angel Spaho u njoh për publikun teksa mori pjesë tek emisioni i Rudina Magjistarit. Djaloshi 32-vjeçar zbuloi se kishte punuar si zhigolo në Greqi dhe së fundmi prej 3 vitesh e ka ushtruar këtë profesion edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri ai e ka ushtruar profesionin si zhigolo në të njëjtën kohë që ishte i martuar, por bashkëshortja nuk ishte në djeni të kësaj dhe Spaho punonte fshehur.

Të paktën kjo është deklarata që ai bëri në fund të vitit të shkuar përballë moderatores. Por ky personazh duket se nuk është dorëzuar dhe famën e ka kërkuar sërish, këtë herë në Kosovë.



Më të lexuarat