Një prej banoreve të 5 Majit, është ‘shembur’ në oborrin e Kuvendit, për shkak se ka vrapuar për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Laureta Nikolli thotë se në datën 22 Shkurt shtëpia e saj është në radhë për tu shembur, dhe e vetmja shpresë që kanë është ajo te Berisha, për ti dhënë ndihmë për çështjen e tyre.
Nikolli u shpreh se banorët e 5 Majit janë diskriminuar edhe për shkak të përkatësisë politike.
Banorja ka qenë e pranishme dhe në takimin e javës së kaluar me Ramën, nga i cili dolën pa një zgjidhje të re.
Berisha u njoftua për mbërritjen e Nikollit, dhe doli që ta priste në shkallët e Kuvendit.
Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit dolën sot në protestë fillimisht përpara Kuvendit, dhe më pas përpara ambasadës amerikane në Tiranë.
Shembjet e radhës në këtë zonë, parashikohet që të mbahen në datën 22 Shkurt.