Prapaskena

“Po u bëjnë presion”, Salianji akuza të forta: Njerëz të krimit të dënuar në Spanjë, bëjnë fushatë për PS

Publikuar: 17/02/2022

Edhe seanca e sotme plenare është shoqëruar me akuza të ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti i PD Ervin Salianji ka thënë sot nga foltorja se për fushatën e PS po punojnë njerëz të krimit, të dënuar në Spanjë. Ai shtoi se PS po u bën presion personave për të cilat ka një kërkesë për ekstradim që të punojnë për të majtët.

“Ne ekspertojmë krim në Evropë dhe e mbrojmë. Ka pas 25 kërkesa tha ministri i Drejtësisë nga Spanja për ekstradim, pra njerëz që rrinë e jetojnë këtu një pjesë i përdorni për fushatë duke ua cuar kërkesat e eksrtradimit por i thoni nuk iu ekstradojmë vetëm punoni për PS, është taktikë e përdorur kudo e përdorët njësoj në këto zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit”- u shpreh Salianji.



Më të lexuarat