Prapaskena

Dëshmia e një tropojani me banim në Kanada: Familja e Berishës dogji Kishën, ndaj i përzunë nga fshati

Publikuar: 16/02/2022

Pterit Vukaj, një tropojan që jeton në Kanada, ka treguar historinë e jetës së tij nga fshati Salcë, në komunën e Lekbibaj, në rrethin e Tropojës.

Jemi shpërndarë kudo nëpër botë, kemi braktisur shtëpitë, kujtimet, ëndrrat dhe besimin se do ia dilnim në token tonë. Na ndoqi mallkimi i një të mallkuari, që dikur ishte shpresa jonë më e madhe”- thotë Vukaj, ndërsa tregon debatin me të atin, të cilin e cilësoi grindjen më të madhe të jetës së tij, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kur Berisha erdhi në pushtet kishte mbështetjen tonë, ashtu sikurse dhe të gjithë tropojanëve e shumicës së shqiptarëve, të cilët besonin që ai do të sillte ndryshimin. Por sot i jap te drejte babait, qe e quante fatkeqësinë më të madhe të Shqipërisë, ardhjen në pushtet të Sali Berishës.

Grindjen më të madhe në jetën time e kam pasur me tim, për Sali Berishën. Të gjithë e pritëm me gëzim se do të bënte ndryshimin dhe e kishte në dorë të bënte ndryshimin. Në vitin 1992 thuajse 90% e popullit shqiptar e donte.

Unë isha i djathtë dhe babai asokohe më tha: Dëgjo more djalë, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati. Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit?

Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.

Dy herë e ka djegur, tani presim të tretën”.

Rudina Xhunga: Uroj të ketë mbaruar koha e djegieve në Shqipëri!

“Po të mos ishte për Amerikën, prapë do ta digjte’”- u shpreh Petrit Vukaj për emisionin ‘Shqip’.

 



Më të lexuarat