Prapaskena

Berisha ‘sulmon’ Emirjana Sakon: Arrogante! E ka vendin në gjykatë, firmosi për ndërtesat e shembura

Publikuar: 16/02/2022

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ‘sulmuar’ kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako.

Në fjalën e tij, në takimin me banorët e Katundit të Ri në Durrës ku dhe ka prezantuar dhe kandidatin për Durrësin, ai tha se ka qenë Sako që ka firmosur për ndërtesat që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit në Durrës, ndërsa shtoi se ka vendin në gjykatë.

Sali Berisha: Nuk më vjen për mbarë të flasë për një zonjë por problemi është se është një zonjë shumë problematike. Ajo ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesa që dëmtuan nga tërmeti. Për hir të së vërtetës, një e ngarkuar si kryetare bashkie dha dorëheqjen sepse nuk pranoi të firmoste ato dokumente. Si mund të ndodh kjo. Këta janë kaq arrogantë dhe pa respekt ndaj qytetarëve. Ndërtesat që janë shembur nëse do ishin përforcuar nuk do merrnin jetët në tërmetin e 26-nëntorit. Kjo vendin e ka në gjykatë, kurse Rama e paraqet si kandidate.



Më të lexuarat