Kryeministri Edi Rama, tha se në vendin tonë nuk ka opozitë prej kohësh.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur se sa ndikon situata në PD në qeverisje, tha se tashmë në Shqipëri ka një opozitë muskujsh dhe jo mendjesh.
Edi Rama: Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh, nuk është një gjë e re. Opozita që kemi pasur ka qenë një opozitë muskujsh dhe jo një opozitë mendjesh. Ajo që po ndodhë është shumë dramatike. Është një përçarje e madhe që reflektohet edhe në popull, duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi modern konstruktiv, por edhe natyrisht duke dëmtuar vendin. Ne nuk mund të ndryshojmë gjë në atë dinamikë.
Ai tha se opozita është marrë peng nga Berisha i cili është shpallur ‘Non Grata’ dhe nga Lulzim Basha, të cilin e ka konsideruar si humbës seria.
Edi Rama: Është një pengamarrje spektakolare e opozitës nga dy personazhe që janë tragjik-komik në përpjekjen e tyre. Njëri I hspallur “Non Grata” nga SHBA që është fundi I botës për një lider të çfarëdolloj organizate në një vend si Shqipëria dhe tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amerikën por më fakt është peng I vetvetes. Janë dy personazhe pa asnjë legjitimitet. Ne nuk kemi pasur opozitë gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk mbaj mend një ditë me një opozitë racionale e të arsyeshme. Gjatë qeverisjes mbase mbaj mend vetëm një natë me një opozitë racionale, por asnjë ditë. Ndaj po rrisim kapacitetin për të dëgjuar njerëzit. Pa dallime.