Prapaskena

Rruga e Lurës në duart e hajdutit të çertifikuar Skënder Bokçiu, i dënuar dy herë për korrupsion. Fshihet pas gruas së tij

Publikuar: 15/02/2022

As për ndërtimin e rrugës së Lurës, një nga mrekullitë natyrore në Ballkan, Edi Rama dhe drejtorët e tij të babëzitur, nuk gjetën dot një kompani serioze dhe me integritet. Tenderin për rrugën e Lurës e ka fituar një nga hajdutët më të sprovuar dhe të certifikuar në fushën e prokurimeve publike.

Bëhet fjalë për Skënder Bokçiu, i cili qëndron pas kompanisë së korrupsionit ‘Arifaj’, me veprimtari në fushën e ndërtimit. Kompania ‘Arifaj’ është paracaktuar për të fituar tenderin e rrugës nga kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, një nga drejtorët më të korruptuar në Shqipëri.

Skënder Bokçiu është një personazh i skeduar, i certifikuar dhe i dënuar për korrupsion me tenderat, për vjedhje të fondeve publike, korruptim të zyrtarëve publikë, si sekser, dallaveraxhi dhe si një person që nuk mëson dhe nuk rehabilitohet nga dënimet.

Skënder Bokçiu është arrestuar dhe dënuar më parë bashkë me Nikolin Jakën, për ryshfet dhe korrupsion, me rrugën Has-Qafë Prushi.

Bokçiu bëri burgun dhe nisi sërish avazin. Në vitin 2014, Skënder Bokçiu u arrestua dhe u dënua sërish, tani si pjesë e një skeme organizuar, për vjedhjen e buxhetit të shtetit me rimbursimin e TVSH.

Skënder Bokçiu u shpall fajtor si pjesë e një grupi prej 20 hajdutësh, të cilët me skemën mashtruese të TVSH, grabitën 2.5 milionë euro para publike. Ai doli nga burgu për herë të dytë dhe nisi sërish avazin, por këtë herë duke u fshehur pas gruas së tij, Rezarta Bokçiu.

Kur u mbyll në burg për herë të parë për korrupsion me tendera, Skënder Bokçiu vendosi t’ja kalojë kompaninë e ndërtimit gruas së tij, Rezarta Bikçiu, e cila edhe sot figuron pronare në letra e ‘Arifaj’.

Zonja nuk ka asnjë lidhje me biznesin, por mban një vulë në dorë dhe firmos dokumentet që i thonë.

Pas daljes së dytë nga burgu, Skënder Bokçiu vijoi avazin e vjetër, si sekser dhe duke korruptuar zyrtarë të lartë, veprimtari e cila reflektohet edhe në tenderat e dyshimtë me vlerë dhjetëra milionë euro që ka marrë kompania e tij.

Edi Rama ka gjetur pikërisht këtë personazh, duke i besuar ndërtimin e rrugës së Lurës, projekt të cilin ka nisur ta reklamojë në linjat propagandistike të Rilindjes.

Ka dyshime të forta se kompania ‘Arifaj’ ka paraqitur letra false pasi nuk plotëson kriteret teknike të tenderit, ndërsa ka nisur që tani ndarja e parave.

Në vijim detaje për mashtrimin e Skënder Bokçiut për makineritë, kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore të kompanisë. / Pamfleti



Më të lexuarat