Prapaskena

Rama ndryshe nga Basha: Duhen më pak njësi vendore, reforma zgjedhore nuk ta jep fitoren në tavolinë

Publikuar: 15/02/2022

Kryeministri Rama duket se është kundër idesë së Lulzim Bashës për të shtuar numrin e njësive vendore me reformën e re territoriale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama tha se pavarësisht kësaj është gjithmonë me mendje të hapur për të hyrë në diskutime me opozitën.

VOA: Çfarë mendoni se duhet korrigjuar nga reforma territoriale?

Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore.

VOA: Opozita mendon se duhet të ketë më shumë.

Rama:  Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendin, nuk është aty për të nxjerrë kunj me njeri-tjetrin. Besoj që nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentet, për të dëgjuar njeri-tjetrin dhe për të dalë në konkluzione që i shërbejnë vendit se nuk është për të…

VOA: A jeni i gatshëm për të hyrë me mendje të hapur në diskutim që edhe mund të shtohen?

Rama: Jam gjithmonë me mendje të hapur.

Reforma zgjedhore

VOA: Sa herë mbarojnë zgjedhjet thuhet do mblidhemi dhe do e përmirësojmë procesin zgjedhor dhe gjtihmonë shtyhen e lihen për në momentin e fundit. A pritet të ndryshojë diçka këtë herë?

Rama: Unë mendoj që ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por në thelb reforma zgjedhore nuk të jep fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull, duke marrë votat e njerëzve. Kështu që e bëjmë dhe një reformë tjetër, nuk është problem, jemi dhe këtu me mendje të hapur, por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata që kërkojnë pas çdo zgjedhjeve të humbura komision të ri.



Më të lexuarat