Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Noterja Majlinda Lleshi ka dhunuar gazetarin e emisionit ‘STOP’ Genci Angjellari dhe kameramanin Gerd Hoxhën, në zyrën e saj në Tiranë.
‘Prapaskena’ mëson se shkak i dhunës ndaj përfaqësuesve të mediave është bërë një investigim rreth disa aferave të dyshuara korruptive të noteres.
Noterja Majlinda Lleshi ka humbur qetësinë dhe ka shpërthyer në akte dhune, duke goditur me sende të forta gazetarin dhe operatorin.
Policia ka shoqëruar noteren, por po fsheh dhe manipulon ngjarjen, për të shpëtuar noteren falsifikatore Majlinda Lleshi.
Noterja po shtiret siku kur i ka rënë të fikë, për të mos qëndruar në qeli.
Ndërkaq, ka dyshime se noterja ‘kuboji’ Majlinda Lleshi mund të ketë ketë pasur edhe armë, por policia nuk ka bërë kontrolle në vendin e ngjarjes.
Ky nuk është rasti i parë që gazetari Genci Angjellari dhunohet për shkak të detyrës.
Në korrik të vitit 2017, gazetari u dhunua nga 42-vjeçarja me iniciale M.T, e cila u shpall në kërkim dhe më pas u dënua.