Prapaskena

Fëmijë, adoleshentë e të moshuar/ Të gjithë ukrainasit gati për luftë, tensionet arrijnë kulmin

Publikuar: 15/02/2022

Tensionet kanë arritur kulmin në Ukrainë, pas parlajmërimeve të SHBA-së se Rusia do të pushtojë vendin.

Kështu ushtria ka vendosur  të stërvisë civilët brenda 24 orëve, duke u dhënë armë fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve.

Kështu qytetarët, burra e gra të çdo moshe, po mësojnë të qëllojmë me armë.

Në fotot e publikuara nga AP, shihen fëmijë që përdorin armë dhe plumba, në një kohë kur në Ukrainë është e përfshirë trazirat pasi askush nuk e di se çfarë qëndrimi do të mbajë Rusia gjatë ditëve në vijim.



Më të lexuarat