Në debatet e fundit për çështjen e inceneratorëve është vënë re fakti, se denoncueset si Monika Kryemadhi apo dhe Jorida Tabaku e shmangin rolin e Arben Ahmetaj në dhënien e koncesionit.
Prej muajit mars të vitit të kaluar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në të gjitha daljet publike ka deklaruar se numri dy i Qeverisë, nuk ka firmosur në asnjë dokument, madje për këtë e quante gjatë një interviste televizive edhe ‘frikacak’. “Nuk është se kam ndryshuar shumë, por të paktën ka qenë i rregullt me letra, frikacak”, tha ajo kur u pyet nëse kishte ndryshuar mendim për Arben Ahmetajn.
Por si qëndron e vërteta?
Arben Ahmetaj është nyja e aferës 430 milionë euro të inceneratorëve. Tigri ka lidhje të ngushta me Mirel Mërtirin, i cili komandan Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton, në kërkim nga SPAK.
Mërtiti, Gugallja dhe Zoti janë fituesit e projektit korruptiv të tre inceneratorëve. Ata janë shpallur fitues në shkelje flagrante të ligjit.
Kur Arben Ahnetaj u aksidentua në Maqedoni, në makinë ishte pikërisht me Mirel Mërtirin.
Së fundmi është zbuluar një dokument ku Arben Ahmetaj është shprehur parimisht dakord për dhënien me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, përmes një shkrese që i ka dërguar Ministrisë së Mjedisit më 14 nëntor 2014.
Shkresa që Arben Ahmetaj i ka dërguar Lefter Kokës është bërë në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, post që e mbante në atë kohë në kabinetin “Rama 1”, kur ministër i Financave ishte Shkëlqim Cani.
“Në lidhje me shkresën tuaj…për dhënien me koncesion/ppp të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë elektrike me procedurën përzgjedhëse me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, që i jepet shoqërisë “Alb-Tek” Shpk, shprehemi parimisht dakord”, shkruan Ahmetaj në përgjigjen që i kthen Lefter Kokës.
Koka i ishte drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me kërkesë për dhënie mendimi, ashtu siç u ishte adresuar edhe dikastereve të tjera të Qeverisë.
Ky dokument hedh poshtë deklaratat e bëra këto ditë nga opozita, si nga PD, ashtu edhe nga LSI ku thuhet se Arben Ahmetaj nuk ka firmosur asnjë dokument për inceneratorët, dhe ngre dyshime të forta për rolin e tij në këto denoncime që bëhen nga opozita.
Nga Partia Demokratike, Arben Ahmetaj ishte një ndër emrat e parë të akuzuar për këtë koncesion, por emri i tij duket se doli në plan të dytë gjatë punimeve të komisionit hetimor parlamentar, i drejtuar nga deputetja dhe nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku.
Po pse Arben Ametaj nuk po arrestohet nga SPAK? Pse nuk nuk përmendet nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha?
Një nga arsyet është se Arben Ahmetaj është aleati kryesor i Ilir Metës. Tigrin dhe Metën i bashkojnë pazaret, interesat e errëta, aferat etj., që nga viti 2000, kur Tigri shënoi afërën e parë me vjedhjen e milionave euro me anë të kompanisë Hermes, duke u arratisur më pas në Rumani.
Meta besohet se ka ndërhyrë tek Berisha për ta ‘amnistuar’ Tigrin. Nga ana tjetër, Tigri vijon të jetë i besuari i Ramës, i cili besohet se i ka shkelur syrin Bashës që t’u thotë të vetëve të mos flasin për Ahmetajn.