Prapaskena

Shkodër/ Ekzekutimi i Prek Tonajt për gjakmarrje, policia shoqëron në komisariat 10 persona

Publikuar: 14/02/2022

Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmjen e kaluar. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personat e shoqëruar kanë qenë present në lokalin ku u vra 47-vjeçari dhe mund të kenë dijeni për autorin.

Sipas burimeve dhe dëshmive të mbledhura, në vendin e ngjarjes mësohet se autori ka hyrë i vetëm në lokal. Autori raportohet se mbante një kapele ndërsa i është afruar 47-vjeçarit Prek Tonaj, duke përmendur një emër, që sipas grupit hetimor mund të jetë emri mbi të cilin është kryer vrasja.

Më pas, autori është larguar me një person tjetër i cili e priste në hyrje të lokalit. Policia dyshoh se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje, për shkak të së shkaurës së viktimës i cili kishte problem hasmërie.

Kjo është vrasja e tretë në familjen Tonaj. Prek Tonajt, i kanë vrarë edhe dy vëllezër. Njëri prej tyre është vrarë në vitin 1990 ndërsa tjetrin ia kanë vrarë në burg pak vite më vonë.
Gjatë ditës së sotme pritet që grupi hetimor të marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës të cilët mund të hedhin dritë në lidhje me konfliktet e mundshme të Prek Tonajt.
Ky i fundit, prej disa vitesh është përgjegjës në Ujësjellësin për zonën e Njësisë Rrethina, ndërkohë që nuk është se fshihej nga frika e gjakmarrjes.
Atentati me armë zjarri mbrëmjen e kaluar ka rezultuar fatal për 47-vjeçarin Prek Tonaj në fshatin Grudë e Re në Shkodër. 47-vjeçari, punonjës i Ujësjellësit të Shkodrës është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke gjetur vdekjen e menjëhershme nga një person ende i paidentifikuar. Viktima, mësohet se ka lënë pas 4 fëmijë. Pista kryesore e hetimeve është gjakmarrja.



Më të lexuarat