Prapaskena

Aspak e mërzitur nga komentet! Beatrix shijon jetën, nis pushimet në Dubai, shihet në jaht

Publikuar: 14/02/2022

Beatrix Ramosaj po e kalon Shën Valentinin në Dubai! Modelja e cila u duk se u mërzit nga komenti i aktorit Salsano Rrapit e nga sjellja e Donald Veshaj, refuzoi që të shkonte në banesën e Big Brother dhe të surprizonte të dashurin e saj. Duket se mërzia i ka kaluar shumë shpejt pasi Trixa ndodhet në Dubai për pushime.

Ka qënë kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj e cila ka ndarë një selfie, në të cilën shihet krahu i Trixës, i dallueshëm nga tatuazhi që ajo ka.

Vajzat shihen duke u relaksuar në jaht në Emiratet e Bashkuara Arabe.



Më të lexuarat