Prapaskena

Përgatitjet për luftë, Forcat ruse stërvitje në kufijtë ukrainas, NATO dhe SHBA dërgojnë trupa

Publikuar: 13/02/2022

Krahas 100 mijë trupave tokësorë që Perëndimi dyshon se Rusia ka grumbulluar në kufijtë e Ukrainës, forcat ruse kanë vendosur edhe raketa ajrore e detare.

Gjatë kësaj jave Rusia vendosi 6 anije sulmuese në Detin e Zi, për të rritur aftësinë e saj për të zbarkuar marinsat në bregdet.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes publikon pamje nga stërvitja e forcave ruse e bjelloruse në Bjellorusi, pra pranë kufirit ukrainas.

Në pamje duket qartë, mobilizimi i duhur i forcave ushtarake të cilat edhe pse e mohojnë janë gati për luftë më shumë se kurre.

Forcat ruse në Bjellorusi mendohet të jenë afro 30 mijë.

Nga ana tjetër edhe perëndimi duket se po mobilizohet për t’iu përgjigjur agresionit rus.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka forcuar praninë ushtarake të Amerikës në Evropë në mbështetje të aleatëve të NATO-s.

Rreth 3000 ushtarë janë dërguar për në Poloni.

Ushtria amerikane po zhvendos gjithashtu 1000 ushtarë nga Gjermania në Rumani, e cila njësoj si Polonia janë në kufi me Ukrainën.

Me gjithë skenarët për zgjidhje diplomatike, edhe ai i luftës duke se është konkretizuar tej mase.

Paralajmërimet dëshpëruese të inteligjencës amerikane dyshojnë se sulmet mund të ndodhin nga e mërkura e ardhshme.



Më të lexuarat