Prek Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Më parë Prek Tonajt i kanë vrarë edhe dy vëllezërit.
Autori ka qëlluar me kallashnikov dhe ka qenë i maskuar.
Tonaj u qëllua me breshëri kallashnikovi në befasi, ndërsa ka marrë plagë të shumta në pjesën e sipërme të trupit, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Tonaj, punonjësi i ujësjellës kanalizime Shkodër, rezulton person me precendet penal, pasi në 2011 është arrestuar sepse, së bashku me 2 persona të tjerë, tentuan të vrasin një person për hakmarrje në fshatin Vuksan të Shkodrës.
Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje e 11 viteve më parë ka lidhje me ekzekutimin e sotëm të Tonaj.
Autori nuk është identifikuar ende, teksa policia ka ngritur postblloqe, ndërsa ka nisur edhe marrja në pyetje e personave që kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes.