Prapaskena

Basha për inceneratorët: SPAK të veprojë me arrestimet e përgjegjësve, mos presë shkarkimin e ministrave nga Rama

Publikuar: 13/02/2022

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në konferencën e tij për mediat këtë të dielë është shprehur se është për të ardhur keq sesi në të gjithë këtë aferë kriminale deri më tani është arrestuar vetëm bishti, Lefter koka.

Basha në fjalën e tij është shprehur se inceneratori i Elbasanit është një ndër shkeljet më të dukshme dhe korruptive pasi çdo vendim ka kaluar vetëm në një ditë dhe nuk ka as ligj dhe as procedurë të ndjekur për këtë incenerator.

Kreu  i PD-së ndër të tjera është shprehur se është e qartë që koka e gjithë kësaj afere është Rama, ndaj kërkon nga SPAK që të marrë seriozisht hetimet në lidhje me këtë drejtim dhe përgjegjësit të vihen para ligjit.

“Ajo që e ka bërë të vështirë denoncimin është se me paratë e tuaja ato kanë mbyllur gojën e një pjese të madhe të medias në mënyrë që të mos publikohen denoncimet. E keni të qartë besoj se Lefter Koka është bishti i kësaj afere, nuk është koka. Nëse për Tiranën dhe Fierin faktet tregojnë sesi janë shkelur me këmbë ligjet e shtetit dhe procedurat për Elbasanin nuk ka fare as ligje as procedura. Siç themi ne nuk është ndërtuar as në tokë të babës, por për të mbuluar ngritjen e kësaj kërpudhe mafioze brenda një dite janë kaluar 17 akte zyrtare janë mbyllur të gjitha për 8 orë. Brenda ditës është hapur procedura, është lidhur kontrata, është kaluar procedura, dhe kanë marrë mendimin e të gjithë ministrive dhe institucioneve përkatëse.

A ka shqiptarë që se kupto se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës. Kjo është e vërteta dhe pse komisioni duhet të përfundonte pa dëshmi. Kontrata ishte 21 milion euro ndërkohë nga thesari është paguar 27 milionë euro. I bëj thirrje strukturrës së posaçme antikorrupsion puna e nisur është përshëndetur ditën e parë por që është e pamjaftueshme, dhe kërkoj që të vijojnë pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. SPAK duhet që të përdorë instrumentat e ligjit në mënyrë që të mos u paguhet asnjë qindarkë grupit kriminal me një kokë. Kërkoj arrestimin e kokës, nuk mjafto arrestimi i bishtit dhe i shpalljes në kërkim të administratorëve, Kurbani i radhës po bëhet gati për ketë aferë me qëllim shpëtimin e kokës, por nuk ka shqiptar që mund të besojë se e gjithë kjo skemë mund të bëhej pa miratimin e Edi Ramës”, ka thënë Basha.



Më të lexuarat