Prapaskena

Ke të fala nga…’, ja çfarë i thanë autorët Prek Tonajt para se ta vrisnin, hakmarrja fut në tokë 3 vëllezërit 

Publikuar: 13/02/2022

Hakmarrja fut në tokë 3 vëllezër në Shkodër. Prek Tonaj, i cili u ekzekutua sonte, është i treti, ndërsa 2 vëllezërit e tij janë vrarë para vitit 2005.

Dy autorët kanë hyrë sonte në lokalin ku viktima ka qenë ulur dhe i janë afruar duke e qëlluar per vdekje.

Por, para se ta qëllonin, autorët i kanë dhënë një mesazh, duke i kanë thënë emrin e personit, për të cilin po e vrisnin.

Sipas burimeve, ata i kanë thënë se “ke të fala nga…”, duke i përmendur emrin e personit.

Tonaj ka pasur konflikte me familjen Hasanaj nga Shala në Shkodër.

Në vitin 2011, Tonaj tentoi të merrte hak, por u zbulua nga policia.

Si u raportua ngjarja në 2011?

Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA raportuan se kanë parandaluar një atentat për hakmarrje në komunën Shalë, duke çuar në pranga 3 persona. Operacioni i koduar “Shenjestra 3” u zhvillua pas informacioneve të marra se një grup personash po planifikonin vrasjen e një pjesëtari të familjes Hasanaj nga Shala.

Siç raportonte policia Ndue Tonaj, lindur e banues në fshatin Vuksanaj; djali i tij Prekë Tonaj dhe Ndoc Prela, u arrestuan si autorë të planit për të eliminuar hasmin e tyre.

“Arrestimi i tyre u bë në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezultonte se atentati që po planifikohej kishte si motiv hakmarrjen, pas një konflikti mes autorëve dhe familjes Hasanaj nga Shala e Shkodrës”, raportonte policia.

Pas arrestimit , në shtëpitë e tyre u zhvullian kontrolle ku janë sekuestruar armë, tritol e municione të tjera. Pjesa më e madhe e tyre u sekuestruan në shtëpinë e Ndue Tonajt në fshatin Vuksanaj, ku u gjetën të fshehura tri pushkë, disa kallëpe tritoli dhe një arkë me fishekë.

Municionet atëherë u gjetën në oborrin e banesës së Tonajt, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë cannabis sattiva, si dhe një qese me fara hashashi.

Në shtëpunë e Prekë Tonajt, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe një pistoletë si dhe një pasaportë e falsifikuar në emrin Nikë Lulaj.



Më të lexuarat