Presidenti francez Emmanuel Macron, ka diskutuar lidhur me krizën në Ukrainë me presidentin rus Vladimir Putin përmes një bisede telefonike.
Bisedë e cila ka zgjatur për rreth 2 orë.
Ndonëse ende nuk janë dhënë detaje të plota rreth kësaj bisede, tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë të përshkallëzon.
Elysee pritet të japë informacion më vonë në lidhje me bisedën Macron-Putin, i cili u takua për më shumë se 5 orë të hënën në Kremlin me presidentin rus.
Emanuel Macron më pas udhëtoi për në Kiev të martën për bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe më pas në Berlin.