Moderatorja Aulona Musta ka qenë e ftuar në emisionin “Fol me Mua” moderuar nga Rovena Dilo në Fax News. Gjatë kësaj interviste ajo ka folur për rrugëtimin e saj në televizion duke nisur që nga pjesëmarrja e saj në “Kafazin e Artë”, që njihet edhe si reality shoë i parë në Shqipëri.
Aulona rrëfeu se para se të kishte kontaktin e parë me televizionin, ajo kishte qenë një vazjë e ndrojtur e cila nuk e merrte kurajon për të dalë para kamerave me plot vetëbesim siç bën ditët e sotme.
Ndërsa ndaj pyetjes se cili kishte qenë frymëzimi i saj për të hyrë në botën e televizionit. Aulona zbuloi se kishte qenë vetëm dëshira dhe pasioni që kishte për median, duke e përjashtuar famën nga “lista e inspirimeve”.
Aulona Musta: “Kafazi i Artë” ishte reality show i parë shqiptar dhe zhvillohej për të tretin vit rradhazi. Ishte goxha sfidë dhe vështirësi mbi të gjitha për të bindur familjen që të futesha brenda sepse unë isha 20 vjeç, isha në shkollë dhe nuk donin që unë ta lë universitetin.
Ne ishim rritur me “grande fratellon” ku mësuam edhe italishten madje, kështu kisha dëshirë të shoh sesi do të shkonte një reality show i tillë në Shqipëri.
Pyetje: Sot rëndomtë, njerëzit kërkojnë të jenë të famshëm. Para 17 vitesh, kur ti fillove të kishe kontaktet e para me televizionin, kishe në mendje famën, artin apo median?
Aulona Musta: As unë vetë nuk e dija se çfarë doja, unë kam qenë një vazjë e ndrojtur dhe njerëzit që më njohin prej atëherë thonë si ka mundësi që ke ndryshuar kështu.
Unë kam dashur që në gjimnaz të angazhohesha dhe të merresha me pjesën e prezantimit por asnjëherë nuk e merrja kurajon. Më kujtohet edhe kur më ngrinin në klasë në mësim, skuqesha para të gjithëve filloja të belbëzoja. Ndihesha më mirë tek shkrimi sesa tek e folura.
Dhe ky ishte problem i madh sepse e folura është kryesore për televizionin. Mua më pëlqente më shumë komunikimi, televizioni dhe media, të përçoja mesazhe dhe nuk e doja për famë. Fama në vetvete nuk ka qenë kurrë frymëzimi im për t’u futur në televizion. Sepse nuk mjafton vetëm fama, kjo mund të japë super sukses, super folloëersa, por nëse nuk ke diçka tjetër përtej, nuk do zgjasë edhe shumë kohë dhe më pas nuk ngelet më asgjë.