Tre ish-Presidenta të Republikës së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur në një darkë të përbashkët në hotelin “Palacë” në Mitrovicë.
Në një fotografi të siguruar nga redakia, dallohet qartë në krye të tavolinës Stipe Mesicc, ish-president i Kroacisë, Bamir Topi dhe ish-presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli.
Shiq shihet dhe në foto të tre ish-zyrtarët e lartë, janë mbledhur në një takim miqësor në ambjentet e hotel “Palace” në Mitrovicë, ku dukshëm rreth sofrës së tyre janë dhe biznesmenët më të njohur të shtetit të Kosovës dhe Kroacisë.
Nga biznesmenët e mëdhenj kosovar, janë pjesëmarrës kompanitë gjigante në vend si “Devolli Corporation”, “Tali”, “Tehno Burimi”, “Jysk” dhe shumë kompani të tjera.
Tema e këtij diskutimi miqësor, përqëndrohet më tepër tek nisma dhe debati i kohëve të fundit për “Ballkanin e Hapur”, tregtia e lirë, miqësia mes popujve të ballkanit ndër shekuj dhe padyshim miqësia Shqiptaro-Kroate.