Prapaskena

Vendimi i gjykatës për Shoqatën e Futbollit të Tiranës, reagon FSHF: Ky subjekt nuk është anëtar i yni, nuk e njohim

Publikuar: 10/02/2022

Gjykata e Tiranës njohu Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë e zhvilluar në Parkun Olimpik.

Ky vendim hodhi poshtë Asamblenë e mbajtur po më 24 Janar ku u votua Krenar Alimehmeti. Lajmi u bë publik nga kryebashkiaku Erion Veliaj, me anë të një postimi në Tëitter. Të njëjtin mesazh ai e theksoi edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak.

“E di që ka një interesim nga mediat per të komentuar një tjetër betejë, meqë ra fjala, këtë historinë me FSHF-në, por siç i thonë fjalës, kur ka folur gjykata ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe të respektojmë vendimin”.

Menjëherë reagoi FSHF duke thënë se jo vetëm nuk e njeh asamblenë me kryetar Prodanin, por se vendimet mund të ankimohen vetëm në gjykatën e arbitrazhit sportiv me seli në Lozanë të Zvicrës.

“Kjo nuk do të thotë se ky subjekt është anëtar apo është i njohur nga FSHF. Vendimet e FSHF ankimohen në Lozanë dhe në asnjë gjykatë të zakonshme”.

Topçiu bëri të ditur se kjo e enjte është edhe afati përfundimtar për depozitimin nga anëtarët të delegatëve që do t’i përfaqësojnë në asamble të propozimeve që ata kanë për postet drejtuese të FSHF”.



Më të lexuarat