Prapaskena

U transferua dje në Burgun e Fierit, Saimir Tahiri karantinohet për 14 ditë

Publikuar: 10/02/2022

FIER– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili një ditë më parë u transferua nga “313” në burgun e Fierit do të qëndrojë i karantinuar.

Burime bën me dije se “për shkak të pandemisë së COVID- 19, të gjithë personat që hyjnë rishtazi në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, i nënshtrohen procedurave të karantinimit nga 10- 14 ditë.

Tahiri qëndron i izoluar në një dhomë, pa të burgosur të tjerë, edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqet shenja të prekjes nga koronavirusi.

Burimet thanë se ky është rregull që aplikohet për të gjithë të dënuarit që transferohen në këtë burg. Tahiri do të vuajë dënimin me 3 vite e 4 muaj burgim dhënë 5 ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit.

 



Më të lexuarat