Prapaskena

Plumbi nuk i dha asnjë shans, ky është i riu që vdiq në spitalin e Lezhës

Publikuar: 10/02/2022

Amaros Deda u paraqit me plagë të rënda në spitalin e Lezhës duke mos i dhënë asnjë mundësi mjekëve që ta mbanin në jetë.

33-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar ndaj vetes me qëllim vetëvrasjen ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi mbërriti në spital.

Fillimisht u raportua si një plagosje në rrethana të tjera, por pas verifikimeve të para të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje të të riut.

Policia gjendet në spitalin e Lezhës duke marrë në pyetje stafin mjekësor dhe familjarët me qëllim zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij. 



Më të lexuarat