Julien Moinil, 35-vjeç, është një prej prokurorëve belgë që morën në pyetje sot për 2 orë kreun e PD-së, Lulzim Basha. Report tv meson ekskluzivisht se kush hetuesi 35 vjeçar. Prokuror magjistrat i krimit të organizuar nga disktrikti i Brukselit. Julien ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge.
Sipas kërkesës se belgëve nuk pranonte të pyetej do të shoqërohej me forcë. Në të kundërt do akuzohej për pengim të zbardhjes të së vërtetës. Është diskutuar që mbrëmë për dhënien e deklarimeve, edhe sot ka dhënë dakordësi.
Vetë prokurori Moinil ka thënë se nëse Basha nuk nuk vjen duhet të sillet forcërisht, ndryshe do të veprojë drejtësia belge. Grupi i hetuesve belgë është gjithsej me 7 persona, grup i kompletuar hetimor. Ata që mbrëmë kanë njoftuar Partinë demokratike. Prokurori 35-vjeçar ka qenë dhe herë tjetër në Shqipëri, por këtë herë është vënë re se ka pasur masa të forta sigurie.
Në moshën vetëm 35 vjeç, gjyqtari federal tashmë ka një karrierë të shkëlqyer. Ai ka qenë avokat në Bruksel që në moshën 23-vjeçare dhe më pas u bashkua shpejt në zyrën e prokurorit publik të Brukselit si magjistrat i të rinjve përpara se t’i bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.
Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku prej dy vitesh i janë besuar çështjet më të rëndësishme. Për të përmendur disa, ai qëndron pas hetimeve për shitjen e ekipit më të madh belg të futbollit Anderlecht, arrestimin e Patrick De Koster, agjentit të futbollistit Kevin De Bruyne, sekuestrimin e armëve nga një komisioner i Brukselit, rastin e agjentit të futbollit Christophe Henrotay, trafiku gjigant i drogës i njohur si “lidhja frigo” etj.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’. Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim “duan apo nuk duan ‘non grata-t’ e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.
Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t’i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t’u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.