Prapaskena

E plotë/ Debati i Ramës me banoret e “5 Majit”: Do bëjmë lagje të re. Njerëzit të mos jetojnë si kafshë

Publikuar: 10/02/2022

Në faqen e tij kryeministri Edi Rama publikoi videon e takimit që është bërë në kryesinë e Kuvendit mes tij dhe 3 grave, përfaqësuese të banorëve të “5 Majit”

Takimi ka qenë me tone të larta momente momente.

Rama tha se ata do të trajtohen siç janë trajtuar banorët e dëmtuar nga tërmeti 2019.

Edi Rama: E do shpinë e do vilë siç e ke.

Pse e prishëm ne për ta bërë siç e ke pas?

E para e punës keni ndëtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetërkujt. Të jemi të qartë por nuk jeni të vetëm. Kur kam qenë kryetar bashkie kam thënë se kjo punë nuk zgjidhet me prishje por me zgjidhje.

Shtëpia juaj dhe e atyre të palegalizuarve nuk legalizohet. Por ne nuk kemi thënë për asnjë moment shkoni jashtë. Ju kemi thënë nërrugë nuk ju lëmë.

Do bëjmë lagje të re që njerëzit të jetojnë si njerëz e jo si kafshë mes plehrave. Fëmijët nuk mund të rriten në ato xhungla por që ka çerdhen afër, të moshuarit duhet të kjenë ambulancën afër

Do strehojmë të gjithë ata që kanë ngelur pa shtëpi dhe të gjithë ju që jeni pa leje

Banorja: Mua më ka ardhur përgjigjja që nuk do merrni asgjë

Nëna Liza: E kam pasur shtëpinë me lule e bace e kanalizime.

Edi Rama: Ti do të marrësh shtëpitë. Nëse nuk të pëlqen mos e merr.. nëse do të bërtasësh në rrugë bërtit. Vila nuk bëjmë dot.

Nëna Liza: Nuk duam vila duam të na kompensohet. Do të marrësh shtëpinë si të takon njësoj si ato të tërmetit.

Banorja tjetër: Zoti kryeministër tërmeti nuk ka rënë tek unë

Do të merrni shtëpitë me kontratë si të tërmetit nuk keni asnjë meritë tjetër.

Ke pushtuar pronën. Prona është e popullit. Ti nuk ke pronë por ne të njohim se duam ta njohim djersën.

Banorja: Ju po mbroni bashkinë

Rama: Bashkia nuk është në kokë të vet është institucion

Nëna Liza: Duam me letra me vulë me avokatë e noterë

Rama: Ti mund të duash shumë gjëra por unë jap atë që të jap.

Rama: Ti nuk i dhuron shtëpinë shtetit

Banorja: Në aktmarrëveshje shkruhet unë I dhuroj bashkisë. Njerëzit e tërmetit nuk kanë pse të strehohen në pronën time.



Më të lexuarat