Prapaskena

Çështja “Toyota Yaris”, Lulzim Basha mbërrin në SPAK

Publikuar: 10/02/2022

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha sapo ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Mendohet se do të pyetet rreth çëshjtes “Toyota Yaris”, pasi prokurorët belgë kanë mbërritur në Tiranë ditën e sotme.

Belgët kanë kërkuar marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, kreut të PD-së, i cili në fakt paralajmëroi kapjen e makinave me miliona euro në portin e Durrësit, dhe që ishin nisur pikërisht nga shteti belg. Sipas burimeve të Fax News grupi belg përbëhet nga 7 persona, 4 prokurorë, 2 oficerë të policisë gjyqësore dhe një zyrtar i lartë policie.

Kujtojmë që më herët, Ish kryeministri, Sali Berisha e ka përmendur çështjen e “Toyota Yaris” si një çështje e cila po hetohej nga prokuroria belge dhe akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha si të përfshirë.



Më të lexuarat