Prapaskena

Basha: Hetimi për “Toyota Yaris” vijon në Belgjikë! Paratë janë ende të konfiskuara, nuk i kam marrë unë siç më kanë akuzuar

Publikuar: 10/02/2022

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme me prokurorët belgë për çështjen “toyota Yaris”, ku u konfiskuan 3.4 milionë euro.

Ai u shpreh se në Belgjikë çështja vijon të jetë e hapur dhe po hetohet, ndërsa shprehet se ndryshe nga çfarë iu ëhstë thënë shqiptarëve, paratë janë ende të konfiskuara dhe nuk janë ndarë mes PD-së dhe të tjerëve.

“Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar të vërtetën. Çështja në Belgjikë, siç e kam thënë, nuk ëhstë mbyllur. Paratë e knfiskuara nuk u janë kthyer, hetimi vazhdon në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë deri në fund. Në këtë kuadër, për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner kundër lidhjeve të politikës me krimin e organizuar.

E bëj këtë me vetëdije se është një mision që më përket mua dhe PD në emër të shqiptarëve. Është një proces që bëhet, por të tillë ka të shumtë. Krimi i organizuar është kudo, por përmasat e lidhjes së krimit të organizuar me Shqipërinë janë arsyeja pse shqiptarët janë të varfër.

Unë dhe PD jemi në dispozicion të drejtësisë dhe do të vazhojmë të jemi në luftë kundër krimit të organizuar, duan apo nuk duan të dyshuarit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur. Për fat të keq, iu është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve të akuzuar dhe akuzuesve (PD-së). Punonjësit e nderhsëm të SPAK dhe BKH do të kenë mbështetjen e plotë të PD për hetimin e të gjitha çështjeve”, tha Basha.



Më të lexuarat