Prapaskena

Banorët s’lejojnë deputetët të futen në Kuvend: O hajna, kaloni mbi trupat tanë

Publikuar: 10/02/2022

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë përplasur me efektivët që kishin krijuar një kordon sigurie para Kuvendit të Shqipërisë. Blutë u kërkuan qytetarëve që të lironin rrugën, ndërsa këta të fundit bënë rezistencë.

Pjesë nga biseda: 

Efektivi: Lironi rrugën

Banorët: Jo nuk ikim

Efektivi: A ka organizator kjo protestë?

Banorët: Jo nuk ka

Gazetari Bledar Marku: Meqë unë dola se jam organizatori, duhet të dini që…

Banorët: Nuk ikim, do kaloni mbi trupat tanë, hë përdor dhunën, përdore dhunën….

Banorët: Ti je ai i djeshmi, e dinë, je i djeshmi, guxo përdor dhunën.

Efektivi: Hapni rrugën

Banorët: Deputetët të kalojnë lirshëm? Kush jeni ju që vini dhe shtyni banorët? Kush jeni ju? Ata deputetë, ata hajna të vijnë këtu dhe të përballen me në, s’i lëmë të kalojnë.

 



Më të lexuarat