Prapaskena

Mbarimi i mandatit të Përparim Kalos, 10 kandidatë për vendin vakant, mes tyre ish-kryeprokurorja dhe kreu i KLP

Publikuar: 08/02/2022

Presidenca ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese i cili krijohet nga mbarimi i mandatit të anëtarit Përparim Kalo.

Në listë janë emrat e ish-prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë apo edhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Emrat i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe më pas i sugjerohen Presidentit një listë me emrat e kualifikuar dhe të rendidur sipas pikëve të marra.

Zonja Ardita Buna
Zonja Arta Marku
Zonja Arta Vorpsi
Zoti Besnik Dervishi
Zonja Elida Take
Zoti Gent Ibrahimi
Zonja Juliana Latifaj
Zoti Maksim Qoku
Zonja Manjola Xhaxho
Zoti Sandër Beci
Për kandidaturat e mëparshme mes Presidentit dhe KED-së ka pasur një përplasje për shkak të procedurave.



Më të lexuarat