Prapaskena

Arratisja nga burgu grek! Pas arrestimit të shqiptarëve, shtohen kontrollet në Porte

Publikuar: 08/02/2022

Pas disa orësh arrati, 3 prej shqiptarëve të arratisur u vunë në pranga. Ende nuk janë bërë të ditur se cilët nga shqiptarët e arratisur janë vënë në pranga, ndërkohë që puna po vijon për kapjen e shqiptarit të fundit dhe të pakistanezit. Kontrollet janë shtuar, në porte dhe aeroporte, ndërsa në portin e Heraklionit. Roja Bregdetare dhe Policia greke po kryejnë kontrolle të imta në të gjitha mjetet dhe veçanërisht ato të rënda për lokalizimin e tyre.

Në kërkim është vetëm Bledar Frrok Frroku dhe pakistanezi. Ata dyshohet se janë ende në Kretë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jenë nisur drejt Shqipërisë ku mund të kenë persona që i presin dhe t’i fshihen drejtësisë së vendit fqinj.

Gjatë arrestimit të shqiptarëve, policia greke sekuestroi sasi të vogla kanabis dhe heroinë të cilat kishin arritur t’i blinin, si dhe një thikë të cilën e dispononte njëri prej të arrestuarve. Gjithashtu është gjetur makina e dytë, e cila ishte vjedhur nga fshati Sises i Rethymnos, e cila po hetohet.

Të arratisur ishin: Olis Thoma Prifti, 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli dhe Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka, Bledar Frrok Frroku, dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike” dhe Ardian Qamil Meta, nga Grabjani, Divjake, dënuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Për pakistanezin nuk janë dhënë ende detaje në lidhje me identitetin e tij, e vetmja gjë që dihet për të është se është 35 vjeç dhe i dënuar tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje.

SI NDODHI ARRATISJA?

Shqiptarët dhe pakistanezi, ndodheshin në Komisariatin e Policisë në Chania pasi ishin transferuar nga burgjet e Athinës për tu vendosur përfundimisht në Qendrën e Paraburgimit në Agia. Duke qenë se transferimi i tyre ishte bërë ditën e shtunë dhe sekretariat e burgjeve ishin të mbyllura, ishin caktuar të qëndronin në qelitë e paraburgimit në Chania. Ata nuk vendosën të prisnin të hënën, por sharruan hekurat e tualetit me limë e më pas çanë murin me forcë duke përdorur hekurat e nxjerrë nga vendi dhe rifituan lirinë!

Të pestë kanë arritur të marrin një furgon me ngjyrë të verdhë dhe të largohen nga zona në mënyrë që të mos ishin në qendër të vëmendjes së autoriteteve. Mungesa e tyre është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard të të arrestuarve. Por 5 i dolën mangët. Pas braktisjes së furgonit të verdhë, në komisariat është bërë një tjetër denoncim për një makinë tjetër të vjedhur. Bëhet fjalë për një makinë të bardhë me karroceri të cilët dyshohet se e kanë marrë shqiptarët dhe pakistanezi për të vijuar rrugëtimin e tyre.

Policia nisi një operacion në të gjithë Kretën duke publikuar gjithashtu edhe fotot e të shpallurve në kërkim, në mënyrë që gjetja të bëhej më e lehtë dhe ashtu ndodhi. Pa kaluar 24 orë tre shqiptarët janë arrestuar.



Më të lexuarat