Prapaskena

“Shkarkimi” Meta do i drejtohet prokurorisë: Parlamenti manipuloi provat shkresore

Publikuar: 07/02/2022

Përfaqësuesi i presidentit Ilir Meta, Bledi dervishaj deklaroi se presidenti do ti drejtohet prokurorisë pasi Kuvendi depozitoi prova shkresore të manipuluara vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit.

Bëhet fjalë për një provë shkresore të datës 4 shkurt 2021 të dorëzuar nga Kuvendi.

“Kur ndodh kjo në një proces kaq me rëndësi si shkarkimi i presidentit, imagjino çfarë mund të mendojmë ne se çfarë ndodh me organet e tjera që trajtojnë të drejtat dhe liritë themelore.

Presidenti ka vendosur ti drejtohet organit të prokurorisë, ashtu si kuvendi është në të drejtën e tij të nisë një procedurë hetimore parlamentare për këtë shkak që evidentuam dhe është në të drejtën e gjykatës të marrë vendim që të jetë I bazuar në vendim.”



Më të lexuarat