Prapaskena

Rishfaqet Liri Berisha, del në podium në Vlorë duke bërë fushatë për ‘Foltoren’

Publikuar: 07/02/2022

Liri Berisha, që pas humbjes së zgjedhjeve në 2013 nga Sali Berisha dhe ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, ishte distancuar nga sfera e jetës aktive politike dhe publike, ndërsa është shfaqur së fundmi në mbështetje të Foltores, duke mbajtur fjalime para grave demokrate. Bashkëshortja e ish-kryeministrit, e shpallur edhe ‘non grata’ nga SHBA, po i vjen në ndihmë përpjekjeve të Sali Berishës për ta marrë Partinë Demokratike.

Berisha ka qenë e pranishme dje në Vlorë, gjatë një takimi të organizuar nga deputeti Bujar Leskaj, mbështetës i ‘Foltores’ me gratë demokrate, ku është vlerësuar roli i Vilhelme Vranari Haxhirajt, e cila ka qenë e mbetet një luftëtare e demokracisë.

Po ashtu në skenën politike, në mbështetje të ‘Foltores’ është rikthyer edhe aktorja dhe ish-deputetja Rajmonda Bulku. E pranishme ishte edhe Albana Vokshi.



Më të lexuarat