Prapaskena

Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese, Meta jep mesazhin nga Liqeni Artificial

Publikuar: 07/02/2022

Ndërkohë, që Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot sërish për shqyrtimin e vendimit për të shkarkuar ose jo Presidentin Ilir Meta, ky i fundit ka dhënë mesazhin e tij.

Kreu i shtetit ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet tek Liqeni Artificial i Tiranës, ndërsa u uron ndjekësve një javë të mbarë. “Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.

Në seancën e sotme do të përgjigjet Presidenca për 72 pyetjet. Sakaq, përfaqësuesi ligjor i presidentit ka shpreur një kërkesë: “Kemi nevojë të shfaqim fakte para gjykatës”.



Më të lexuarat