Prapaskena

Ndërpritet seanca në Gjykatën Kushtetuese, presidenca kërkon një orë kohë për diskutimin përfundimtar

Publikuar: 07/02/2022

Është ndërprerë me një orë seanca në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që palët të mund të përgatisin diskutimet e tyre përfundimtare.

Ka qenë përfaqësuesi i presidencës ai që ka kërkuar kohë, kërkesë e cila është miratuar nga trupa gjykuese.

Seanca do të rifillojë në orën 12:00.

Kjo është seanca e tretë radhazi ku Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, të cilit i skadon mandati në muajin korrik të këtij viti.

Më herët Gjykata u njoh me përgjigjet me shkrim të 72 pyetjeve që i kishte adresuar Metës.

Ende nuk mund të themi nëse gjatë ditës së sotme do të ketë apo jo një vendim përfundimtar.



Më të lexuarat