Efektivja e Policisë Fatime Zela sot ka festuar ditëlindjen, por ditën ia kanë bërë edhe më të bukur kolegët e saj.
Ata e kanë surprizuar efektivën teksa ajo ishte në krye të detyrës, duke i dhuruar një buqetë me lule, teksa ajo i ka fryrë edhe një qiriu në mënyrë simbolike.
Video është publikuar nga zëdhënësi i Policisë Genti Mullai, i cili i i uron ditëlindjen koleges së tij.
“Të respektosh ata/ato që dhe ditëlindjen e kalojnë në punë, s’ke bërë gjë tjetër, veçse ke shtuar vlerat e strukturës që drejton, dhe motivimin për të punuar më shumë, që të kemi një siguri rrugore, me parametra akoma më të mirë.
Ta gëzosh ditëlindjen kolege Fatime Zela, qofsh e lumtur dhe e palodhur asnjëherë në të mirë të komunitetit.
Respekt edhe për drejtuesit e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe kolegët e tjerë, që ndërmarrin të tilla veprime që shërbejnë për harmoninë e organizatës, dhe motivimin për më shumë përkushtim, që në rrugët e kryeqytetit të ketë sa më pak aksidente dhe shumë më shumë rregull e siguri rrugore”, shkruan ai.