Prapaskena

“Zihet rrugëve të Tiranës për lesh koke”, Donaldi i kujton Einxhel sherrin fizik me Kejvinën dhe Oriolën

Publikuar: 05/02/2022

Debati mes Einxhel dhe Donaldit ka agravuar, ndërsa moderatorja dhe aktori vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrin. Pas akuzave të Einxhel që Donaldi dhe vëllai i tij binjak nuk e kanë paguar në emisionin “Binajkët” ku ajo ishte protagoniste, aktori nuk ka kursyer asnjë fjalë, ndërsa gjatë debatit u shpreh se Einxhel njihet nga e gjithë Tirana pasi zihet për lesh koke me vajzat e njohura të ekranit shqiptar.

Me këtë deklaratë, Donaldi e ka kthyer Einxhel në periudhën 20 Tetor 2019, kohë kur mes Einxhel Shkirës, Oriola Marashit dhe Kejvina Kthellës nisi sherri fizik ku gocat u rrahën dhunshëm me njëra-tjetrën. Kujtojmë se historia në atë kohë, nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance with me”, ku kërceu çift me politikanin Eduart Ndocaj.

Ishin modelet Marashi dhe Kthella, ato që shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike.



Më të lexuarat