Raporti i KLSH dhe denoncimet e shumta konfirmojnë Bashkinë e Tropojës si një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. 98 % e parave të shpenzuara për shërbime të ndryshme, janë ndarë dhe kanalizuar në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.
Kryetarët e bashkive të caktuar nga Edi Rama në 2019 kanë dëshmuar se janë secili më i korruptuar se tjetri, por kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi ka tejkaluar çdo limit dhe normë në shpërdorimin e fondeve publike, duke i kaluar në llogari të të afërmve të tij. Nisur nga shkeljet, konflikti flagrant i interesit, denoncimet dhe vjedhjet me tenderë, duket e dyshimtë se si ka mundësi që SPAK nuk e ka prangosur ende Rexhë Byberin. Që në nëntor të vitit 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në SPAK një dosje të korrupsionit me tendera në Bashkinë e Tropojës, duke kallëzuar të gjithë rrethin e kryetarit Rexhë Byberaj që ka bërë letrat dhe ka firmosur tenderat korruptivë.
Raporti i KLSH dhe denoncimet e shumta konfirmojnë Bashkinë e Tropojës si një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. 98 % e parave të shpenzuara për shërbime të ndryshme, janë ndarë dhe kanalizuar në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.
Po si vidhen paratë në Bashkinë e Tropojës?
Sot do të sjellim në vëmendje një fakt që diskretiton përfundimisht pushtetin e Edi Ramës dhe e vendos në pozita Arben Krajën e SPAK-ut.
Bashkim Byberi është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Vllaznimi’ shpk. Ai është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi. Pra, Bashkim Byberi dhe Rexhë Byberi janë kushërinj të parë. Rexhë Byberi si kryetar bashkie i ka dhënë djalit të xhaxhait të tij Bashkim Byberi rreth 4 miliardë lekë tenderë, në konflikt të hapur interesi. Rasti është edhe më flagrant se sa afera e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, i cili u dha 400 mijë USD tender dy punonjësve të djalit të tij.
Në këtë rast ngrihen dyshime se kryebashkiaku i Tropojës mund të ketë futur në lojë kushëririn e parë për të përvetësuar paratë publike. Aferat me tenderë nuk janë dosja e vetme në SPAK. Byberi ka edhe një dosje tjetër në SPAK pasi ka dhënë leje ndërtimi gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj, në vende ku nuk lejohej ndërtimi./Pamfleti