Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar ditën e sotme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.
Vetë Tahiri e ka pritur vendimin duke qeshur dhe nuk ka dhënë prononcim për mediat, por ka qëndruar në sallë deri në ekzekutimi ne plotë të vendim.
Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia e ka konsideruar si një vendim të padrejtë të dhënë sot nga GJKKO kundrejt klientit të tij.
Kujtojmë se më herët SPAK kërkoi 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri, lidhur me akuzat e trafikut të drogës dhe lidhjet e tij me Habilajt