“Nuk ka më pandëshkueshmëri.” Ky është reagimi që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim pas dënimit me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë “se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.
Asokohe Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar në 3 vite e 4 muaj që më pas u konvertua më shërbim prove. Në vendimin e sotëm Apeli ndryshoi vetëm këtë pikë të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.