Prapaskena

Saimir Tahiri dy fjalë para se të çohet në burg: Jam moralisht i qetë! Është padrejtësi

Publikuar: 04/02/2022

Saimir Tahiri ka reaguar pas u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimi i Gjykatës është padrejtësi, ndërsa shton se s’e ka shkelur asnjëherë ligjin.
Ndër të tjera ai shprehet se është i qetë, ndërsa thekson se është i lumtur për detyrën që ka bërë.

Postimi i plotë:
Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda.
Eshte thjeshte PADREJTESI!

Gjykata vendosi që ta dënojë Saimir Tahirin 3 vite e 4 muaj burg.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.

Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të zhvendoset në paraburgimin e burgut 313.



Më të lexuarat