Kryeministri Edi Rama në aeroportin e Kukësit, ku pas testimeve të suksesshme kompania ËizzAir ul avionët e saj me 4 destinacionet e para drejt 3 vendeve Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Rama është i shoqëruar në këtë aktivitet nga ministret Balluku dhe Spiropali.
“Kompania ËizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë. Punë dhe durim”, shkruan Rama.
Ndërsa Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri m dije sot se është marrë konfirmimi nga NATO për Aeroportin ‘Flatrat e Veriut’. Ajo u shpreh se Aeroporti është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s dhe se plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike.
“Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike”, tha Balluku.