Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua me 3.4 vite burg nga Apeli i GJKO-së. Pas vendimit të dhënë, Tahiri u pa teksa u përshëndet me ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën i cili prej vitesh vuan dënimin e përfshirjes në korrupsion dhe veprimtari kriminale. Kjo për të njëjtën çështje që lidhet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Çelës i ka mbetur edhe një vit burgim për të shlyer dënimin e dhënë.