Prapaskena

U helmuan me ‘kokainë’, 20 persona të vdekur dhe dhjetëra të shtruar në spital

Publikuar: 03/02/2022

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe 74 të tjerë janë shtruar në spitalet në Buenos Aires për shkak të helmimit masiv për shkak të përdorimit të kokainës e cila kishte brenda një substancë toksike, njoftuan autoritetet argjentinase.

Autoritetet fillimisht thanë numrin e të vdekurve në 12 dhe rreth 50 në spital, por u bë “shumë më i rëndë” me kalimin e orëve, me dhjetëra viktima që u pranuan në tetë spitale, tha një zëdhënës i qeverisë provinciale të Buenos Aires për AFP.

Autoritetet lëshuan një apel urgjent për të varurit nga droga në media dje pasdite: “Ata që kanë blerë drogë në 24 orët e fundit duhet ta hedhin patjetër,” tha ministri i sigurisë i provincës, Sergio Burnie. Autoritetet po përpiqen të “identifikojnë substancën toksike” të përdorur për të falsifikuar kokainën dhe “ta tërheqin atë nga tregu”, shtoi ai.

Ka mundësi që kokaina të jetë falsifikuar qëllimisht me një substancë toksike, në kuadër të pastrimit të llogarive mes trafikantëve rivalë të drogës.

Gjithçka nisi mëngjesin e djeshëm, kur nisën vdekjet dhe gjithnjë e më shumë njerëz u shtruan në spitale me helmim, të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë, në tre zona të Buenos Aires.

Viktimat, mes tyre disa tridhjetë e dyzet vjeçarë, pësuan konvulsione të dhunshme dhe sulme të papritura në zemër, sipas raporteve mjekësore të cituara nga media argjentinase. Drogat që ata konsumuan dhe sipas mjekëve përmbanin “disa substanca që sulmojnë sistemin nervor qendror.

Autoritetet kanë frikë se bilanci mund të jetë edhe më i rëndë, pasi mund të ketë viktima që nuk kanë pasur kohë apo mjete për të shkuar në spital. “Ndoshta ka të vdekur në rrugë, apo nëpër shtëpi”, tha një burim pranë autoriteteve.



Më të lexuarat