Prapaskena

Presidenti i UEFA-s shkon me makinën 200.000 euro e Armand Dukës në kryeministri për të takuar Ramën

Publikuar: 03/02/2022

Presidenti i UEFA-s, Aleksader Ceferin, ka mbërritur në Kryeministri për takimin me kryeministrin Edi Rama. Temë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku Armand Duka kërkon një mandat të 6-të radhazi. Ceferin mbërriti sot në Shqipëri dhe pas një dreke me kreun e FSHF-së, Armand Duka, ka shkuar në takimin zyrtar me kryeministrin. Por ajo që ra në sy, është fakti se për ta dërguar në këtë takim, FSHF nuk përdori automjetet e institucionit, por automjetin personal të presidentit Duka qe kushton 200.000 euro.
Agjenda
12:30 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – Dreka me presidentin e FSHF-së, Armand Duka
15:00 – Takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama
16:00 – Vizitë në zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit
18:00 – Largimi nga Shqipëria



Më të lexuarat