Prapaskena

Nuk e lanë vajzën të futet në hotel pa kartë identiteti në hotel, si nisi sherri në Tiranë, i riu nxori armën

Publikuar: 03/02/2022

Zbulohet shkaku i përshkallëzimit të sherrit në një hotel në Tiranë çka ka bërë që njëri prej klientëve të nxjerrë armën e zjarrit duke tentuar të vrasë një nga pronarët e hotelit.

Burime bëjnë me dije se Ervin Selita ka qenë i shoqëruar nga një vajzë duke tentuar të futet në hotel. Në momentin e paraqitjes në recepsion, punonjësi i ka kërkuar të resë kartën e identitetit,

Kjo ka sjellë debat mes palëve ku janë përfshirë edhe pronarët e biznesit. Në atë moment Selita ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka tentuar të vrasë njërin prej tyre.

Në kërkim janë shpallur shokët e 30-vjeçarit të cilët fshehën armën pas ngjarjes.



Më të lexuarat