Prapaskena

Meta e pranon që s’është president mbi palët: Jemi në funksion të opozitarizmit! Mua s’më shkarkon njeri

Publikuar: 03/02/2022

Kur është në prag të shkarkimit, Ilir Meta e ka pranuar që nuk është më një president mbi palët, po është vënë në funksion të opozitarizmi. Kreu i shtetit argumentoi këtë qëndrim të tij duke thënë se në vend të gjitha pushtetet janë të kapura, përfshirë këtu dhe opozitën me Lulzim Bashën në krye, prandaj ai ka zgjedhur që t’i bëjë oponencë mazhorancës.

Tani jemi në funksion të opozitarizmit dhe të demokracisë në vend. Tani jemi në mbrojte të Kushtetutës. Nuk mund të shprehemi më tani për një jetë politike normale. Nuk mund të ketë një President mbi palët kur të gjitha pushtetet janë të kapura”, tha Meta.

Në një kohë kur ai në Gjykatën Kushtetuese po “vuloset” fati i tij, Meta shprehet i bindur se ai nuk do të shkarkohet, teksa sqaroi se 72 pyetjeve që i janë bërë nga Gjykata, do t’i kthejë përgjigje personalisht.

Kuvendi i shkarkuar me 25 prill vendosi të shkarkojë Presidentin. Parlamenti aktual, nga 140 deputete ka vetëm 40 deputetë nga Parlamenti i shkruar. Ky Parlament a ju qëndron akuzave të bëra nga Parlamenti i shkarkuar? Nuk shkova në Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është një çështje e rëndësishme. Unë kam shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për çështjen e Teatrit Kombëtar, për të ndaluar dhunën policore ndaj qytetarëve. Për 72 pyetjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese do përgjigjem personalisht para të gjithë qytetarë shqiptarë. Nuk e shkarkon dot kush Ilir Metën”, tha Meta në ‘Frontline’.
Meta ka zbuluar edhe detaje nga takimi me Sali Berishën, duke thënë se ka qenë ai iniciator, por mohoi që të ketë negociuar me LSI-në. Edhe pse Berisha e konfirmoi se ka pasur negociata për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, Meta nuk e pranon, por ka zgjedhur që ta mohojë.

“Takimi me Berishën e kërkova unë, për t’u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, në mes të ditës, në mes të Gardës, në Pallatin e Brigadave. Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime në emër të LSI me Doktorin”, tha ai.
Duke mbrojtur Berishën, ai ka shkuar deri aty sa thotë se nuk do të mërzitej nëse Kryemadhi, bashkëshortja e tij do të shpallej ‘Non Grata’, por thekson se vendimi për Liri Berishën ishte i papranueshëm.



Më të lexuarat