Prapaskena

E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidhet dhe masakrohet me thika e sëpatë, dy autorët i shpëtojnë dënimit me…

Publikuar: 03/02/2022

Një 38-vjeçar shqiptar është masakruar me thikë e sëpatë nga dy persona në Greqi.

Në ngjarjen e ndodhur në Rodos, policia helene dyshon se autorë janë dy italianë.

Fillesat, sherri i ka në korrik të vitit që lamë pas, për një motoçikletë. Dy italianët, një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar, thuhet se lidhën shqiptarin me litar dhe më pas e godisnin me mjete.

Megjithatë autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh.

46-vjeçari italian kishte dalë nga dyqani dhe si roje kishte lënë nipin, por këtë të fundit e kishte zënë gjumi.

Nga kjo situatë shqiptari arriti që të shpëtonte, dhe njoftoi menjëherë policinë. Kjo e fundit gjeti në vendin e ngjarjes një sëpatë, një litar dhe një kordon, si dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar tha se i kishin zënë gojën.



Më të lexuarat