Një sirian është gjetur i ngrirë mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia dyshon se emigranti është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët. 30-vjeçari, ende i paidentifikuar dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqet natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI:
Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.